Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në forumim e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, me presidenten e Komisionit Evropian ka hedhur edhe disa batuta. Rama u shpreh se Von der Leyen është në turin e Ballkanit Perëndimor për të shijuar diellin dhe ushqimit e mirë. Sipas tij në Ballkan dhe në vendin tonë ajo ka më pak mërzi krahasuar në Bruksel të cilin e cilësoi flluskën e presidentes së KE-së.
“Faleminderit Ursula që u ktheve në Ballkanin Perëndimor për të na sjellë edhe më shumë lajme të mira, edhe më shumë detyra shtëpie, por edhe për të shijuar më shumë diellin, ushqim më të mirë dhe më pak mërzi se sa në flluskën tënde të të BE në Bruksel.
Dua që ti bëj një falënderim të veçantë skuadrës suaj për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm për ta bërë realitet këtë gjë dhe sidomos drejtorit tuaj të përgjithshëm që ndau me ne mendimet e veta të mprehta për dobinë e një konference të tillë investimesh mes BE dhe Ballkanin Perëndimor. Konferencë që jemi të gatshëm ta kthejmë në një mbledhje të përvitshme, në një program gjithnjë e më ambicioz”, u shpreh Rama.