Aksident i rëndë në aksin Berat-Lushnje, furgoni me turistë në kanal! 4 të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Çiflig të Lushnjes. Mësohet se është përmbysur një furgon turistësh i cili ka rënë në kanalin buzë rrugës. Sipas policisë rrugore drejtuesi i mjetit një polak kishte 8 pasagjerë dhe do të shkonin në Berat për turizëm.

Shoferi ka humbur shperqëndrimin një moment çka bëri të dalë jashtë rruge duke shkaktuar plagosjen lehtë të 4 prej tyre. Policia bëri testin e alkoolit drejtuesit të mjetit i cili rezultoj zero. Sipas shoferit të furgonit ata ishin nisur nga Tirana për në Berat ne mëngjes rreth orës 6 dhe ishin dy furgona njeri pas tjetrit.

Pas aksidentit turistët janë marrë me furgonin tjetër dhe vazhduan rrugën drejt Beratit. Drejtuesi i mjetit që shkakzoj aksidentit u shoqërua në polici për sqarimin e rrethanava të ngjarjes. Ky aksident shkaktoj trafik ku për gati 30 minuta u bllokua qarkullimi në aksin Lushnje- Berat në gjatësinë 2 km. Pas përmbysjes së furgonit ishin banorët e zonës që i erdhën në ndihmë të plagosurve.

Të Fundit