Gjermania mbetet e shokuar nga sulmi brutal ndaj kryetares së bashkisë së Herdecke, Iris Stalzer, nga vajza e saj e adoptuar 17-vjeçare, e cila, siç deklaroi politikania për policinë, e torturoi për orë të tëra në bodrumin e shtëpisë së tyre, shkruajnë mediat gjermane.
Sipas raportimeve, Stalzer kishte kontaktuar stacionin e policisë Wetter/Ruhr një ditë para sulmit duke kërkuar ndihmë, pasi ndihej e kërcënuar nga adoleshentja.
Megjithatë, telefonata nuk u trajtua siç duhet, duke rezultuar në kryerjen e sulmit brutal nga e mitura 24 orë më vonë.
Oficerët e policisë të përfshirë në rast po shqyrtojnë hakmarrjen se kush ka qenë motivi. Sipas raportimeve, 17-vjeçarja ndihej e veçuar në lidhje me vëllain e saj 15-vjeçar, i cili gjithashtu ishte i adoptuar.
Gjatë verës, politikania i kishte dërguar gjithashtu një letër shërbimeve sociale të zonës ku përshkruante tensionin në rritje në marrëdhënien me vajzën e saj të adoptuar.
Vërehet se pavarësisht seriozitetit të incidentit, ku 17-vjeçarja e goditi nënën e saj 13 herë me thikë dhe i vuri flakën, prokuroria nuk po e trajton si tentativë vrasjeje, por si dëmtim të rëndë me dashje.
Në të njëjtën kohë, siç raportohet nga mediat gjermane, meqenëse adoleshntja ishte ajo që informoi autoritetet, konsiderohet se ajo “hoqi dorë nga krimi” dhe për këtë arsye nuk u lëshua asnjë urdhër arresti kundër saj.
Stalcher kishte 13 plagë me thikë në pjesën e sipërme të trupit, si dhe hematoma dhe fraktura të shumta në kafkë.
Pavarësisht lëndimeve të shumta, politikania e SPD-së mbijetoi dhe, duke folur me policinë, zbuloi të vërtetën rreth sulmit.
Politikania 57-vjeçare deklaroi se u torturua nga vajza e saj e adoptuar në bodrumin e shtëpisë për orë të tëra.
Stalzer gjithashtu i tha policisë se adoleshentja e goditi me dy thika të ndryshme, gjithashtu e qëlloi në kokë me një objekt të rëndë, si edhe i dogji flokët dhe rrobat duke i vënë flakën me një deodorant dhe një çakmak.
Policia gjeti një nga thikat e përdorura në sulm në çantën e shpinës së djalit 15-vjeçar të adoptuar, si dhe rroba të njollosura me gjak që mendohet se i përkisnin adoleshentes.