Në një konferencë me Kryeministrin Edi Rama, Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, gjatë një vizite zyrtare në Shqipëri, ka vlerësuar progresin e vendit në 25 vitet e fundit, duke e cilësuar si një histori suksesi zhvillim urban dhe teknologjik.
Ai u shpreh se ishte i impresionuar nga transformimi i Tiranës, duke u ndalur tek ndriçimi publik, zhvillimi teknologjik dhe inovacionit.
“Kur mendon për këtë qytet 25 vjet me parë, ju kishit më pak se 100 drita rrugësh, ndërkohë që 25 vjet më pas shihni një komunitet dhe lulzim që po ecën në drejtimin e duhur nga mungesa e ndriçimit në rrugë, tani pasja e një ministreje inteligjence artificiale, duke kuptuar rolin që do të luajë inteligjenca artificiale në të ardhmen e vendit.
Doja të vija këtu dhe të mësoja më shumë për teknologjinë, për mënyrën si ky kryeministër ka qenë në gjendje të kujdeset për revolucionin e këtij vendi dhe qyteti. Erdha të flas për turizmin, për të parë sesi të mund të ndihmojmë dhe të shfrytëzojmë jo vetëm muajt që më kanë mbetur në detyre, por edhe më pas për të siguruar një linjë fluturimi direkt nga Nju Jork City në Shqipëri”, u shpreh Adams.