Rama, me kryebashkiakun Eric Adams: Po bëjmë përpjekje për të vendosur fluturimin direkt me New York. Ka shumë dëshirë të takohet me Diellën

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar konferencë me Kryetarin e Bashkisë së New Yorkut, z. Eric Adams, jashtë godinës qeveritare.

Rama u shpreh se po bëhen përpjekje për të vendosur linjën direkte të fluturimit me New York.

Teksa e cilësoi Adams një mik të kahershëm, Rama shtoi se ai “ka dëshirë të takohet me Diellën”.

Edi Rama: Jemi këtu së bashku me një mik të kahershëm, një mik që kam pasur privilegjin ta njoh falë lidhjeve të tij shumë të forta me komunitetin shqiptar në New York. Pas një premtimi të përsëritur disa herë, kryebashkiaku i New York më në fund erdhi në Shqipëri për të vizituar vendin tonë, për të parë nga afër një vend që ka dëgjuar shumë nga miqtë e tij shqiptarë dhe nga unë, si edhe për të diskutuar së bashku lidhur me turizmin.

Duke qenë se ka qenë kyç në vendosjen e disa linjave direkte të New York në vende të tjera, për të parë mundësinë e një nxitje ekstra në përpjekjen që po bëjmë për të vendosim fluturimin direkt me New York, duke qenë i interesuar për teknologjinë ka dëshirë të takohet me Diellën.

Rama, me kryebashkiakun Eric Adams: Po bëjmë përpjekje për

Të Fundit