Një konflikt i ndezur mes dy ortakëve të një hoteli në Sarandë ka marrë përmasa të rrezikshme, jo vetëm ligjore por edhe fizike. Njëra prej ortakeve ka denoncuar publikisht, se me ndihmën e policisë lokale, një avokati dhe punonjësve të OSHEE-së, ortakja tjetër ka ndërhyrë në sistemin elektrik të hotelit, pa dokumentacion të dhe në mënyrë abuzive.Ndërhyrja është bërë në mungesë të ortakes tjetër, e cila u shoqërua në komisariat, ndërsa elektricistët e palës tjetër futeshin në hotel dhe kryenin lidhje elektrike jashtë çdo standardi sigurie. Sipas elektricistit, që kishte kryer instalimet fillestare, sistemi është dëmtuar rëndë dhe paraqet rrezik të madh për zjarr apo aksidente elektrike.Situata përshkallëzohet edhe më tej, kur zbulohet se OSHEE-ja, në kundërshtim me rregulloren e saj, ka pajisur ortakun me një sahat të ri energjie pa planimetri, që përcakton, ku dhe si, do të matet energjia.Vetëm pas ndërhyrjes së emisionit “Stop” dhe dokumentimit të situatës në terren, policia vendosi të nisë prishjen e sistemit elektrik.
