Detaje të reja nga vrasja në Sarandë, u përdor 800 g tritol! Shoqërohen 10 persona

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati ndaj Isuf Jacaj i cili u ekzekutua nga shpërthimi i një tritoli, në automjetin e tij në qytetin e Sarandës mbëmjen e djeshme.

Mësohet se për shpërthimin u përdorën 800 gram tritol, ndërkohë kontrollet vijojnë dhe në Tiranë.

Për këtë ngjarje janë shoqëruar mbi 10 persona pas atentatit me eksploziv në Sarandë, ku nga shpërthimi humbi jetën 58-vjeçari Isuf Jaçaj.

Të shtunën e kësaj jave në Sarandë u vra me eksploziv brenda një makine, Isuf Jaçaj i cili rezultonte të ishte me precedent penal dhe pjesë e disa ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.

Të Fundit