Rama fton Manastirliun në “Flasim”: Ti do jesh kryetarja e re e Bashkisë Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka rikthyer podcastin e tij në rrjetet sociale “Flasim”, ku e ftuar ishte kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës Ogerta Manastirliu.

Rama e nisi bisedën duke theksuar se shkarkimi i Erion Veliajt ishte një domosdoshmëri për Tiranën, por burgosja e tij erdhi si pasojë e një procesi të dyshimtë që po zhvillohet nga drejtësia.

“Më 9 nëntor qytetarët e Tiranës dhe disa bashki të tjera do të votojnë për kryebashkiak. Të tjerat janë zgjedhje krejt normale ndërsa në Tiranë janë të jashtëzakonshme dhe jo sepse Tirana është kryeqyteti, Tirana mbeti pa kryebashkiak për shkak të një zhvillimi brutal të drejtësisë. Veliaj u mor nga zyra pa gjyq dhe u çua në paraburgim ku po mbahet ende prej muajsh mes një procesi me standarde që për ta thënë butë, janë të dyshimta”, tha Rama.

Rama tha se Manastirliu, si bashkëpunëtorja e tij në PS prej 25 vitesh, do jetë kryetarja e re e bashkisë së Tiranës.

Të Fundit