Ministrja Balluku: Faturat e energjisë elektrike, tashmë edhe me kartë bankare

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar këtë të premte, 3 tetor, përmes një postimi në rrjetet sociale një tjetër hap përpara në drejtim të modernizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Kështu, sipas Ballukut tashmë qytetarët mund të kryejnë pagesën e faturave të energjisë elektrike edhe me kartë bankare, në çdo sportel të OSHEE në Tiranë.

Ministrja shprehet se ky shërbim i ri është pjesë e përpjekjeve të OSHEE Group për të lehtësuar aksesin dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike, duke ofruar më shumë komoditet për qytetarët.

“Një hap përpara, në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve! Tashmë faturat e energjisë mund të paguhen edhe me kartë bankare në çdo pikë shërbimi të OSHEE-së. Më shpejt, më thjesht dhe mbi të gjitha pa asnjë kosto shtesë.”, shkruan zëvendëskryeministrja.

Aktualisht, ky shërbim është i vlefshëm vetëm në Tiranë, por ministrja konfirmoi se shumë shpejt do të shtrihet edhe në të gjitha qytetet e tjera të vendit.

“Ky shërbim i ri fillon nëTiranë dhe shumë shpejt do të jetë i aksesueshëm në të gjithë qytetet e vendit. Një tjetër hap konkret nga OSHEE Group për ti bërë sa më të lehta shërbimet Modernizohemi çdo ditë, për të qenë sa më afër qytetarëve.”, shton Balluku.

Të Fundit