STOP-EMISIONI 23(Sezoni 11) 2 Tetor 2025-Me 12 brinje te thyera, gruaja aksidentohet me traktor, shpallet fajtore, video.

Në prill 2025, në fshatin Metoq të Sarandës, një grua u aksidentua rëndë nga freza e një traktori, duke përfunduar në një kanal vaditës, teksa ecte buzë rrugës. Traktori drejtohej nga një 75-vjeçar, që nuk kishte leje drejtimi. Gruaja pësoi fraktura të shumta, përfshirë 12 brinjë të thyera dhe ndodhet ende në shtrat pas katër muajsh.Bashkëshorti i saj pretendon, se ngjarja është manipuluar nga ekspertët, të cilët sipas tij, po përpiqen ta nxjerrin gruan fajtore. Dyshohet, se eksperti autoteknik Andrea Baxheri, ka shtuar gjurmë të një traktori tjetër në vendin e ngjarjes, për të ndryshuar dinamikën e aksidentit. Ndërkohë, eksperti mjeko-ligjor e ka klasifikuar aksidentin si “me dëmtime të lehta”, pavarësisht gjendjes së rëndë të zonjës.Rasti është denoncuar në emisionin “Stop” dhe kërkohet ndërhyrja e prokurores Hava Memko, për të urdhëruar një riekspertim autoteknik dhe mjeko-ligjor, si dhe hetim mbi dyshimet për manipulim të provave.

Kur kuzhina kthehet në art, Xhokonda bëhet… omeletë. Një artist i guximshëm ka krijuar versionin më të shijshëm dhe të pazakontë të Xhokondës, duke përdorur vezët. Videoja ka bërë namin në internet, duke na treguar, se me art mund të ushqehemi jo vetëm shpirtërisht. Provën e këtij lloj arti e provojnë edhe vajzat tonë në studion me vezët Ovital.

Një zonjë nga Vlora tregon, se kishte shpresuar, të zgjidhte problemin e dokumenteve të qëndrimit në Itali, por përfundoi e mashtruar. Përmes një njohjeje në Itali, ajo kontaktoi me një shtetas shqiptar, Zeqir Zeqiraj, i cili i premtoi se do t’i siguronte dokumentat për 1300 euro. Zonja nuk firmosi asnjë dokument, por i besoi fjalës së tij dhe ia dha paratë.Tre muaj e gjysmë pritjeje kaluan, por asgjë nuk u zgjidh. Zeqiri i tha, se dokumentat do të dilnin brenda tre muajve, por premtimi nuk u mbajt. Më vonë ai u kthye me lot në sy, por pa dhënë sqarime apo kthyer paratë.Përpjekjet për ta kontaktuar nuk dhanë rezultat, dhe zonja kërkon paratë e saj.

Të Fundit