Ngjarja ka ndodhur si pasojë një sherri mes disa nxënësve të shkollës, ku në përleshje e sipër njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur bashkë moshatarin.
Situata ka sjellë panik në ambientet e shkollës, ku efektivë policie kanë mbërritur në vendngjarje, duke shoqëruar në komisariat të gjithë personat protagonistë të këtij sherri.
Ky incident është një rast i përsëritur që tregon gjendjen e mjerueshme të sigurisë në ambientet e shkollave, pasi nxënësit mbajnë thika, doreza dhe sende të tjera të ndaluara, duke u kthyer në burim krimi.
Aktualisht policia, psikologët, prindërit e nxënësit dhe mësues të shkollës “Ibrahim Rrugova” janë duke trajtuar rastin.