STOP-EMISIONI 18(Sezoni 11) 25 Shtator 2025-Mashtrimi, jep tokën për pallat, mbetet pa asgjë, ndërtuesi në burg, video.

Evzon Paci i dha firmës “Interior Kontrast Sakt” truallin në zonën e Myslym Shyrit, për të ndërtuar pallat, me marrëveshjen, që do të përfitonte apartament, dyqan dhe parkim. Por kur u kthye nga jashtë, apartamenti i tij dhe dyqani i tij ishin shitur tek një tjetër person, duke e lënë Evzonin me gisht në gojë.Aktualisht ndërtuesi është në burg, ndërsa i biri thotë, se nuk ka asnjë lidhje me kompaninë e tij.Evzoni mbeti pa pronë dhe me kallzimin e tij nuk është bërë asgjë.Borxhet dhe shitjet e dyfishta kanë krijuar një rrjet mashtrimesh ku askush nuk jep përgjigje. Avokati Arben LLangozi kërkon hetim penal dhe gjyq civil për pronën, që i është mohuar pronarit të ligjshëm.

Gjatë paraqitjes së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Donald Trump është përballur me tri incidente të pazakonta, që ai i quajti sabotazh:shkallët elektrike ndaluan, duke e bllokuar gjatë ngjitjes me bashkëshorten Melania.Telepromteri nuk funksionoi në momentin, kur po mbante fjalimin.Nuk kishte audio, kur ai fliste dhe Melania i tha, se nuk dëgjoi asnjë fjalë.Trump ka kërkuar hapjen e një hetimi për këto ngjarje, duke theksuar se nuk janë rastësi, por provokacione të qëllimshme.

Burbuqe Shkëmbi, në prag të pensionit, po përballet me pritje të gjata dhe vonesa të papranueshme për të marrë dokumentet bazë, që i duhen për aplikimin: certifikatën e martesës dhe aktin e lindjes. Për certifikatën e martesës në e-Albania ka pritur plot 3 muaj, ndërsa për aktin e lindjes në Arkivin e Vlorës, kërkesa e saj është në pritje prej 1 muaj e gjysmë, pa asnjë përgjigje.Nga takimi me përgjegjësen e Arkivit të Gjendjes Civile në Vlorë u mësua se për 5 rajone ka vetëm 2 punonjëse, ndërsa kërkimet bëhen manualisht, gjë që shkakton vonesa të mëdha. Burbuqja, e stresuar nga kjo situatë, rrëfen se për qytetarët me nevoja të veçanta, si ajo, ky është një problem i madh dhe një burim stresi.

Të Fundit