Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn

Këshilli i Ministrave ka shkarkuar Erion Veliajn si kryebashkiak i Tiranës. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Të hënën Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi me shumicë votash propozimin e PS për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.

Një ditë më parë, Prefekti i Tiranës i njoftoi zyrtarisht për propozimin e miratuar nga Këshilli Bashkiak. Sipas ligjit, është qeveria që merr vendimin përfundimtar në këtë proces.

Një ditë më parë, në një takim të zhvilluar me ministrat dhe deputetët e qarkut të Tiranës, përkrah kandidates për kryebashkiake të Tiranës Ogerta Manastirliu, Rama e konsideroi vendimin për shkarkimin e Veliajt si të detyruar.

Rama u shpreh se Tirana nuk mund të gdhihet dhe ngryset si “trup pa kokë” dhe qytetarët nuk mund të bashkëjetojnë me një “bashki kokëkëputur”, duke shtuar se opozita do të hyjë e humbur në garën për kryeqytetin.

 

Të Fundit