Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga Këshilli i Ministrave.
Gjatë një konference për media, Berisha deklaroi se Veliajt po i kërkohet në mënyrë ultimative që të mos shkojë në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim që të përfitojë lehtësira për daljen nga burgu. Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama ka dërguar në burgun e Durrësit Vangjush Dakon për të negociuar me kryebashkiakun e shkarkuar.
“Unë jam këtu për tu thënë të vërtetën shqiptarëve për ato që ndodhin. Ju përmendët një mbledhje të Këshillit të Ministriave.
A e dini ju se çfarë po bëhet. Unë kam denoncuar arrestimin e Gjushit me qëllimin e vetëm, për ta futur në qeli me Erion Veliajn.
Çfarë po ndodh? Erion Veliajt po i kërkohet në mënyrë ultimative që të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që të dalë nga burgu, të ndiqet i lirë dhe të ketë lehtësira.
Ky është misioni i Gjushit, që është një urith. E kuptoni vetë ju.
Tani vijmë tek mbledhja? Cili është varianti. Varianti është antikushtetues. Çfarë ka ndërmend tu thotë Edi Rama sot shqiptarëve. Nuk e shkarkova unë, thotë. Noterizova vendimin. Por kurrë, kurrë fuqia ekzekutive nuk është noterizuese. Kurrë.
Fuqia e ekzekutivit është fuqi ekzekutivi. Ndaj dhe quhet ekzekutiv.
Por si hipokrit dhe të mos përdor më epitete të tjera, kërkon tani të thotë se, unë po noterizoj vendimin e këshilltarëve, në mënyrë që, e rren mendja, që Erion Veliaj të mund të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese. A e kuptoni ju tani këtë. A mund të ja thoni ju mediave tani këtë.
Ai pikërisht ka përhapur në media fjalën se, unë vetëm po noterizoj, por gjen këshilltarë të çdo lloj ngjyre që mund të thonë çdo gjë, siç ju thotë ai. Ju i patë këshilltarët e bashkisë. E kam dëgjuar këto ditë ti quajnë skllevër. Jo more, e fyeni skllavin, po të krahasosh këshilltarin bashkiak të PS-së me skllavin. Nuk kishte shpërfytyrim njerëzor më të madh.
Mos harroni një gjë. Skllavi është me status, kurse këta shpërbëjnë karakterin e tyre, shpërfytyrojnë veten e tyre dhe mbajnë ato fjalë që turpërojnë çdo qenie njerëzore, çdo komb, çdo forcë politike, çdo shoqëri.
Tani Edi Rama mendon se, meqenëse Gjushi nuk pati efektin e duhur.
Noterizova thotë. Unë e dija se, ajo që kishte ardhur tek ju, kishte ardhur edhe tek unë. Pra, ai e shkarkoi dhe don tani që ti japë, ta çojë te harami. Atë e ka peng ai. Kanë rrëmbyer së bashku pronat e shtetit shqiptar, dhe të shpallin zgjedhjet dhe ai të mos shkojë dot në Gjykatën Kushtetuese.
Çfarë do thotë kjo? Kjo do të thotë shkelmim i Kushtetutës, i ligjeve dhe parimeve të shtetit. Për mua nuk ka asgjë të re. Ky është një narkoshtet.
Kam kaq vite që deklaroj se në Shqipëri shteti ligjor është zëvendësuar me narkoshtetin. Por kjo është një histori turpi, turpi”- tha Berisha.