Lëvizte me “Ferrari” 600 mijë euro në Tiranë, rezultonte i papunë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Red”, duke sequestruar një automjet tip “Ferrari” me vlerë rreth 600 mijë euro, i dyshuar se është përfituar nga trafikimi i drogës në Turqi.

Në hetim është vënë Eri Vraja 30 vjeç, i dënuar më parë në Turqi për trafik droge, i cili dyshohet si pronar real i mjetit, megjithëse ishte regjistruar në emër të një 36-vjeçari, për të shmangur gjurmimin.

Gjithashtu është vënë në hetim edhe A. L., 30 vjeç, që kishte sjellë automjetin në Shqipëri për llogari të E. V.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave në bashkëpunim me Forcën “Shqiponja”. Hetimet vijojnë për të identifikuar dhe sekuestruar pasuri të tjera me burim kriminal.

Të Fundit