Nëse vitin e kaluar një apartement 100 m2 ka kushtuar 100 mijë euro, këtë vit ndërtuesi apo pronari e shet 142 mije euro, duke nxjerre një cmim për m2, 400 euro më të lartë.
Ky shembull vlen për të treguar rezultatet e analizës që ka nxjerrë banka e Shqipërisë mbi ndryshimin e cmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme përgjatë një viti.
Sipas vrojtimit, kërkesa për blerje në tregun e pasurive të paluajtshme rezidenciale gjatë periudhës ka qen e qëndrueshme, me numri e pronave të pashitura të cilat ka vijuar të shnojnë ulje.
Faktor për këto zhvillime në këtë treg janë rritja e kredisë bankare për blerje dhe zhvillim pasurish të paluajtshme, e nxitur nga kushtet lehtëësuese që kanë pasur bankat për të miratuar kreditë në shkallë të gjerë.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe kostot e ndërtimit janë rritur lehtë, për shkak të rritjes në shpenzimeve për paga dhe makineri, por jo në të njëjtin raport me cmimin e shitjes së banesave.
Agjentët e pronavë kanë vlerësime pozitive për ecurinë e tregut të banesave në periudhën afatshkurtër, dhe mbeten optimistë për ecurinë e tij në një periudhë më afatgjatë.