Asgjësohen 1723 bimë kanabis në Shkodër, në pranga babë e bir, procedohen 6 kryepleq

Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar 1723 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.

Lidhur me këtë veprimtari të paligjshme u vunë në pranga 2 persona, babë e bir ndërsa u proceduan penalisht 6 kryetarë fshatrash.

“Në territoret e njësive administrative Shosh, Pult, Postribë dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 1060 bimë të dyshuara narkotike kanabis aativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Plan, shtetasin N. Sh.; për kryetarin e fshatit Kir, shtetasin D. V.; për kryetarin e fshatit Palaj, shtetasin K. K.; për kryetarin e fshatit Pecaj, shtetasin D. V.; për kryetarin e fshatit Nenmavriç, shtetasin L. L.; për kryetarin e fshatit Gimaj, shtetasin P. Sh..

Në territorin e njësisë administrative Kastrat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 521 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa. Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit P. D., 64 vjeç, dhe B. D., 32 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Hot, pasi dyshohet se kanë kultivuar 165 bimë narkotike që u gjetën në fshatin Vukpalaj, në një ambient të hapur, në kufi me tokën që ata kishin në përdorim;

Në territorin e njësisë administrative Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 142 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa”, bëri me dije policia.

Të Fundit