Punonte si çoban në Greqi, gjendet i vdekur pranë kufirit emigranti shqiptar

Një emigrant shqiptar nga Erseka, që punonte në Greqi si çoban, është gjetur i pajetë pranë kufirit vetëm dy ditë pasi punëdhënësi i tij grek e kishte denoncuar të humbur.

Burime policore bëjnë me dije se viktima është F.K., 60 vjeç, i cili punonte si bari në vendin fqinj. Trupi i pajetë u gjet në malin e Gramozit, në territorin grek, ndërsa hetimet për të zbuluar dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes janë duke u zhvilluar.

Viktima kishte humbur kontaktet me punën e tij që prej 22 shtatorit dhe ishte deklaruar i humbur nga vetë punëdhënësit. Trupi u gjet sot në afërsi të fshatit Gramoz, në tokë greke, dhe veprimet e mëtejshme po kryhen nga autoritetet e vendit fqinj.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje nëse në trupin e tij ka shenja dhune, ndërkohë që pritet të ketë bashkëpunim edhe me palën shqiptare për hetimet.

Të Fundit