Skandal në polici/ 48-vjeçari gjendet i vdekur, familja shpërthen: E vranë, nuk ishte vetëvrasje!

Rreth një muaj më parë në Suharekë të Kosovës, 48-vjeçari Nazif Kololli u gjet i vdekur brenda stacionit të policisë, vetëm pak orë pas ndalimit. Denoncimi është sjellë në emisionin “Stop” nga kunati i tij, Bajram Perteshi, i cili kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes.Nazifi u denoncua nga vajza e tij 22-vjeçare, e cila ka probleme të shëndetit mendor. Rreth orës 20:30 të mbrëmjes, me urdhër të prokurorit të gatshëm, u vendos që ai të mbahej në paraburgim për 48 orë.Por tragjikisht, vetëm pak orë më vonë, në orët e para të mëngjesit, ai u gjet i vdekur brenda në stacion.Sipas familjarëve dhe avokatit të viktimës, rrethanat e vdekjes janë të dyshimta. Ata deklarojnë, se organet kompetente, nuk u kanë vënë në dispozicion pamjet e kamerave të sigurisë brenda stacionit të policisë, edhe pse është konfirmuar, se kamerat funksionojnë.Policia ka deklaruar, se Nazifi ka kryer vetëvrasje duke u varur, por familjarët hedhin poshtë këtë version, duke thënë, se trupi i tij nuk kishte asnjë shenjë në qafë. Tragjedia është edhe më e rëndë pasi Nazifi kishte humbur bashkëshorten në vitin 2020. Me vdekjen e tij, katër fëmijë të mitur kanë mbetur pa prindër dhe aktualisht po rriten nga gjyshërit dhe daja.

Të Fundit