Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar disa raste shqetësuese në qytetin e Fierit. Një i ri 18-vjeçar është ndaluar pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Ndaj tij tashmë ka nisur procedura penale. Një 41-vjeçare ka përplasur me makinë një fëmijë 8 vjeç në lagjen “Apollonia”. Fëmija mori ndihmën mjekësore dhe më pas u kthye në banesë, ndërsa drejtuesja e mjetit do të përballet me hetim në gjendje të lirë.
Ndërkohë, është raportuar edhe largimi nga banesa i një 15-vjeçareje. Familjarët e së cilës kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e vajzës, ndërsa po punohet për zbardhjen e vendndodhjes së saj.
Njoftimi:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. M., 41 vjeçe, banuese në Fier, pasi në lagjen “Apollonia”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një fëmijë 8 vjeç, i cili pasi mori mjekim, u largua në banesë.
Dje, kallëzoi shtetasja E. P., 44 vjeçe, se ishte larguar nga banesa, vajza e saj 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e 15-vjeçares