Pas kallëzimit të një 23-vjeçareje për vjedhje të kredencialeve të llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kanosje për dhënie parash përmes llogarive false me fotografitë e saj, Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar.
Si rezultat i veprimeve hetimore nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, u arrestua shtetasi me iniciale B.K., 25 vjeç, banues në Burrel.
Në dy celularët e sekuestruar nga policia, u gjetën llogaritë false aktive në rrjete sociale, të përdorura për kanosjen e 23-vjeçares.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.