Betohet qeveria: Pas fotos zyrtare, ministrat dhe Rama në këmbë drejt Kryeministrisë

Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar Rama 4 u betuan të premten në Presidencë, një ditë pasi u votëbesuan në Parlament vetëm me votat e mazhorancës.

Mbas ceremonisë së betimit, ministrat e rinj të kabinetit qeveritar kanë realizuar foton zyrtare në ambientet e jashtme të Presidencës.

Pas fotos zyrtare, ministrat janë nisur në këmbë drejt Kryeministrisë ku do kenë mbledhjen e parë të qeverisë.

Ceremonia nisi në ambientet e Presidencës që në orën 10:00 me nderimin e himnit kombëtar.

I pari u betua, me dorën mbi kushtetutë, kryeministri Edi Rama. Pas tij zv.kryeministrja Belinda Balluku, ministrja e Jashtme Elisa Spiropali dhe me radhë të 16 ministrat e rinj të kabinetit Rama në mandatin e katërt qeverisës të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Të Fundit