I mori klientit 8 mijë euro, SPAK cakton ‘arrest shtëpie’ për avokatin, dyshohet për ‘ushtrim të ndikimit të paligjshëm’!

Me urdhër të SPAK, është lëshuar masë sigurie për avokatin Besart Logu.

Burime bëjnë me dije se ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie, i akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Të njëjta burime i thanë se avokati i ka marrë 8 mijë euro klientit dhe i ka premtuar të ushtrojë ndikimin e tij për të zgjidhur një çështje.

Operacioni është ende në vijim dhe oficerët e BKH-së po kryejnë disa kontrolle në terren e gjithashtu në zyrën e tij.

Të Fundit