Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar seancën gjyqësore për ish-presidentin Ilir Meta, i cili ka ankimuar vendimin e dhënë nga gjyqtari Erjon Çela.
Ky i fundit kishte refuzuar kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë tjetër, me arsyetimin se Meta mund të “helmojë” provat dhe të intimidojë dëshmitarët në procesin ndaj tij.
Seanca do të zhvillohet më 8 shtator, në orën 10:00, dhe ankimi do të shqyrtohet nga gjyqtarja Igerta Hysi.