Në qershor të këtij viti transmetuam denoncimin e një qytetari, për një ngërç mes Gjykatës dhe Prokurorisë në Elbasan. Qytetari kishte kryer dy vitet e burgimit, sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit, por nuk i ktheheshin 2 celularët, që kishte para se të shkonte drejt qelisë. Më 27 maj 2025 doli nga burgu e të nesërmen bëri një shkresë në Prokurori për kthimin e sendeve, por nuk mori përgjigje. Interesimit tonë, Prokuroria e Elbasanit iu përgjigj, se është shprehur vetëm për personin dhe dënimin e tij, por jo për sendet personale, dhe për këtë “harresë”, duhet bërë një tjetër seancë.Pas transmetimit tonë, Gjykata e Elbasanit kreu një tjetër seancë, dhe Aldo Sabriut iu kthyen sendet personale, pra dy telefonat. Në fund të emisionit të parë për këtë sezon, sjellim një kartolinë-homazh me veprat më të njohura të regjisorit Dhimitër Anagnosti, i cili u nda sot nga jeta në moshën 89 vjecare.
