“Me 1500 euro, ta legalizoj unë”- Arrestohet mashtruesi 32-vjeçar në Shkodër

Një 32-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia e Shkodrës pas dyshimeve për përfshirjen në një rast ryshfeti, ndërsa një 41-vjeçar banues në Shkodër, është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, shtetasi B. B. 41-vjeç, dyshohet se i ka dhënë 1,500 euro 32-vjeçarit me inicialet Sh. S.-së, pasi ky i fundit i kishte premtuar se mund të ndërhynte pranë institucioneve vendore për legalizimin e një prone private në emër të nënës së tij, në lagjen “10 Korriku” të Shkodrës.

Specialistët e Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare po punojnë për kapjen e shtetasit B. B., ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme ligjore

Të Fundit