Në pjesën e dytë të programit, Saimiri dhe Genti hyjnë në studio me fshesat e pastrimit si punëtorët e bashkisë.Më pas ata djegin letra në studio, sic u përfol, që ndodhi me dokumentat e bashkisë, pas arrestimit të kryebashkiakut Veliaj.Në studio shpërthejnë të qeshurat, duke lexuar filxhan për rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit. Lulzim Basha është shfaqur në fushatë duke gatuar makarona, ndërsa Rama ka bërë humor me tortën e tij.
Në emisionin e fundit për këtë sezon televiziv kemi sjellë disa nga momentet më argëtuese para dhe gjatë programeve të një viti. Në një situatë, që Saimiri dhe Genti komentonin videon e një ariu, ata thanë, se duan të flenë në të njejtën mënyrë.Më pas në studio shpërthejnë të qeshurat, kur flitet për ëmbëlsirat e kohës së Enverit.Duke kërkuar disa herë të ndërrojë muzikën, Genti i thotë Saimirit, se është bërë si ai daja në dasëm, që bën të pakënaqurin me orkestrën. Një histori nga viti ’93, që flet për keqtrajtimin e shqiptarëve nga policia greke, është kthyer në objekt diskutimi në studio. Po kështu mikpritja e Ramës ndaj delegacioneve të larta nga Italia, Spanja e Gjermania.
Greta, njëra nga velinat e programit, ka provuar të fishkëllejë, por nuk e ka dëgjuar as qeni i saj. Në studio plasin të qeshurat, kur Saimiri e Genti bëhen me zemër nga sjellja e vajzave. Velinat kanë ngatërruar presidentin francez Makron me makaronat. Më tej, një tjetër moment humori ka ndodhur, kur vajzat nuk kanë ditur të përgjigjen, se cfarë është 5 maji.