Një qytetare nga Tirana, e cila banon në zonën e Komunës së Parisit, ankohet në redaksinë tonë, se kur kishte shkuar të paguante energjinë, e kanë njoftuar, se është debitore me 350 mijë lekë për një apartament në Shkozet të Durrësit. Zonja thotë, se ka dy apartamente, një në Tiranë dhe tjetrin në Gjirin e Lalzit, por nuk ka asnjë lidhje me aparamentin e Shkozetit, që i faturojnë. Sipas saj, debia ishte për periudhën 2006-2013, ndërsa zonja shtëpinë te Gjiri i Lalzit e ka blerë në 2021-shin. Ajo shprehet e shqetësuar, që debia është në emrin dhe mbiemrin e saj, bashkë me të dhënat e kartës së identitetit.Zonja është interesuar në zyrën e kujdesit ndaj klientit tek “Komuna e Parisit”, po nuk i kanë dhënë zgjidhje. Pas saj, në lojë hyn gazetarja e “Stop”, duke u interesuar në të gjitha hallkat e OSHEE-së, ku premtojnë interesim dhe zgjidhje për rastin.Drejtori për median në OSHEE, Ardi Kola, shpjegon, se është bërë një gabim dhe pa verifikimit, zonjës në fjalë, iu hoq debia dhe i shkoi personit, që disponon objektin në fjalë, në Shkozë të Durrësit.
10 Korriku i vitit 1943 ,njihet si një datë historike për ushtrisë shqiptare, pasi lidhet me krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇL. Gjatë luftës për çlirimin nga pushtuesit, u krijua një ushtri, e cila ishte forca kryesore e armatosur.Gjatë kohës së komunizmit, 10 korriku është festuar cdo vit me parada ushtarake plot shkëlqim. Një mini-paradë e tillë vjen edhe në studion e “Stop” në këtë ditë.
Morena Kushi, përfaqësuese e Nemo Travel në Durrës tregon, se Presidenti i Federatës Kinologjike në Shqipëri, Arturo Verzeroli, ka blerë bileta pranë agjencisë së saj për disa persona, që do të vinin në Durrës për shfaqjen e qenve. Dy bileta i pagoi me vështirësi, ndërsa biletën tjetër, nuk e ka paguar prej muajsh. Bileta kushtonte 830 euro dhe qytetarja shprehet, se kjo është humbje e madhe për biznesin e saj, nëse nuk i merr paratë. Morena tregon, se është përpjekur të kontaktojë disa herë Arturo Verzerolin, por ky i fundit, ka dhënë justifikime të ndryshme, derisa nuk ia ka hapur më telefonin. Në disa mesazhe zanore ai shprehet, se nuk ka mundur të derdhë detyrimin prej bankës, pasi pagesën e ka kryer, por nuk ka punuar aplikacioni.Pas zonjës së agjensisë, edhe gazetarja e “Stop” është munduar, që të kontaktojë zotin Verzeroli, por ai nuk përgjigjet.