Dy vajzat në foto janë motrat Rozina Dhimaku 20 vjeç dhe Elvisa Dhimaku 22 vjeç, të cilat ndërruan jetë mbrëmjen e të dieles në aksidentin që ndodhi në aksin rrugor Delvinë-Sarandë.
Drejtuese e automjetit “Lancia”, e cila u përplas me një “Audi”, mësohet se ishte Elvisa Dhimaku ndërsa motra e saj Rozina Dhimaku ishte pasagjere.
Kjo e fundit mësohet se ishte studente e mjekësisë. Ndërsa Antonela Zhupa 24 vjeçe mbeti e plagosur nga ky aksident.
Sipas raportimeve, Zhupa ndodhet në spital në gjendje të rëndë ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
“Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, shtetasi K. N., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja E. Dh., 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, bëri me dije policia.