Familjarët e Daniel Shimës, ish-zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i AKSHI-t, kanë denoncuar në komisariatin nr. 1 humbjen e kontakteve me të afërmin e tyre.
Lajmi konfirmohet nga burime të Komisariatit nr. 1 në Tiranë nga ku bëhet me dije se denoncimi është bërë nga nëna e Shimës.
“Po më arrestojnë”. Ky është mesazhi i fundit që Shima i ka dërguar bashkëjetueses dhe më pas telefoni i tij rezulton i fikur.
Por 34-vjeçari nuk i ka dhënë koordinata mbi vendndodhjen në ato momente. Hetuesit po përpiqen të gjurmojnë nëpërmjet tabulateve dhe antenave të kompanive celulare zonën ku ka qenë.