Vlorë/ Jet ski e Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues

Një Jet Ski i Policisë Kufitare është përplasur me një Jet Ski tjetër në brigjet e Vlorës gjatë pasdites së djeshme.

Sipas njoftimit të bluve, bëhet me dije se autoritetet kishin marrë njoftim se një turist me kanoe kërkonte ndihmë dhe për këtë arsye efektivët e Policisë Kufitare u nisën drejt vendit të ngjarjes.

Por gjatë lundrimit mjeti i policisë u përplas me Jet Ski-në tjetër, ku ndodheshin dy persona.

“Sot, rreth orës 18:20, pas marrjes së një njoftimi se në zonën e Jonufrës ndodhej një shtetas me kanoe që kërkonte ndihmë, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën menjëherë për në vendngjarje.

Gjatë lundrimit drejt vendit të njoftuar, mjeti lundrues tip jet ski i Policisë Kufitare është përfshirë në një përplasje me një tjetër mjet lundrues jet ski ku ndodheshin dy shtetas. Si pasojë, njëri prej tyre (drejtuesi) ka marrë dëmtime të lehta”, njofton policia.

Të Fundit