Policia e Durrësit ka vendosur në pranga 49-vjeçaren e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Last Threat”. 49-vjeçarja ishte në kërkim pasi bashkë me një 40-vjeçar kishte marrë me dhunë celularin dhe paratë një tjetër personi.
Ajo e kishte marrë personin e dhunuar fillimisht për t’i ofruar seks kundrejt pagesës dhe më pas e kishte vjedhur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën dhe ndaluan shtetasen në kërkim A. H., 49 vjeçe, banuese në Durrës, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Prostitucioni” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Shtetasja A. H., ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, i ka ofruar marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, një 44-vjeçari, dhe ka bashkëpunuar me një 40-vjeçar, i cili i mori me dhunë 44-vjeçarit, në banesë, celularin dhe një shumë parash”, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.”-thuhet në njoftimin e policisë.