Bashkia Lezhë vendos orar për hedhjen e mbeturinave, ata që nuk zbatojnë rregullin do të gjobiten

Bashkia e Lezhës ka nisur zbatimin e një rregulli të ri për menaxhimin e mbetjeve, duke përcaktuar orare të caktuara për hedhjen e tyre nga bizneset dhe qytetarët.

Qëllimi i këtij vendimi është ruajtja e pastërtisë dhe përmirësimi i mjedisit në qytet. Duke filluar nga kjo verë, bizneset duhet të hedhin mbeturinat në intervalin 20:00 – 23:00, ndërsa qytetarët vetëm gjatë orës 19:00 – 21:00.

Pas këtij vendimi, çdo shkelje e konstatuar nga Policia Bashkiake, përfshirë dhe hedhjen e mbeturinave jashtë orarit, do të penalizohet me gjobë.

Drejtori i Shërbimeve në Bashkinë e Lezhës, Jurgen Marku, bëri të ditur se në zonat problematike janë vendosur edhe kamera sigurie për monitorim ku janë identifikuar biznese që hedhin mbeturina jo vetëm jashtë orarit të caktuar, por edhe në tokë, edhe pse koshat janë bosh.

Të Fundit