Drogë dhe vaj kanabisi me vlerë 500 mijë euro, zbulohet banesa në Yzberisht

Një 61-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë pas operacionit “Shape”. Policia zbuloi një banesë në Yzberisht e cila ishte përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë.

I arrestuari është identifikuar si Shkëlqim Krrashi. Në banesë, Krrashit iu gjetën rreth 17 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis çokollatë, e ndarë në 69 paketime.

Gjithashtu u sekuestruan 22.5 litra vaj kanabisi. Sipas policisë të dyja sasitë kapin vlerat rreth 500 000 euro. Në banesë u gjetën edhe 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu.

Të Fundit