Meloni: Njohja e shtetit të Palestinës në këtë moment, është kundërproduktive

“Unë besoj se njohja e Shtetit të Palestinës, pa ekzistuar një Shtet i Palestinës, në fakt mund të jetë kundërproduktive ndaj objektivit”, deklaroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

“E kam thënë disa herë, përfshirë edhe në parlament. Ia kam thënë vetë Autoritetit Palestinez dhe ia kam thënë edhe Macronit”, theksoi Meloni.

“Nëse diçka që nuk ekziston njihet në letër, problemi rrezikon të duket i zgjidhur, kur nuk është”, shtoi ajo.

“Si dikush që është shumë në favor të Shtetit të Palestinës, unë nuk jam në favor të njohjes së tij para se të fillojë një proces për kushtetutën e tij”, shtoi ajo.

Të Fundit