STOP-EMISIONI 140(Sezoni 10) 4 Korrik 2025-3 vjet sorollatje per certifikaten e pronesise, c’ndodhi pasi shkoi Stop-i.

Jemi në fshatin Poshnje të Dimalit, pasi Bejze Kaso thotë, që ka tre vjet, që nuk po merrcertifikatën e pronësisë për apartamentin e vëllait, nga i cili ka prokurë. Në vitin 2022 ajo bën aplikim përmes noteres së Beratit Natasha Dervishi. Pas aplikimit merr përgjigjen, që duhet plan rilevimi, të cilin e con, por sërish nuk merr zgjidhje. Noterja Dervishi në Berat thotë, se ka bërë disa herë aplikimin, por problemi ka ngecur te plani i rilevimit, që nuk përputhet ai në letër me atë në terren. Në Kadastër na thanë, se plani i rilevimit, duhet të jetë me 50 metra katror, sic është apartamenti.Ne morëm takim me inxhinierin Ingrid Shkëmbi, i cili tha, se ka shumë raste të tilla, pasi matjet e mëparshme kanë qenë gabim dhe ndryshon fakti me letrat. Por ai premtoi të bënte një tjetër plan rilevimi, pa pagesë shtesë.Pas gjithë këtyre hapave, zonja Bejza Kaso na njofton, se mundi të marrë certifikatën e pronësisë pas 3 vjetësh sorollatje.

Sot mbushen 249 vjet nga nënshkrimi i deklaratës së pavarësisë së SHBA-ve.Pot sot kryeministri Rama feston 61 vjetorin. Një video, e shndërruar menjëherë në virale, tregon një qen, që pret gjatë gjithë vitit të hapet pishina e më pas nuk ngopet së argëtuari.

Një qytetar shqiptar nga një burg i Francës nisi në redaksinë tonë një mesazh audio, pasi prej muajsh po pret lejen e kalimit, që të kthehet në Shqipëri, një vendim ky i gjykatës atje. Por ai thotë, se leja e kalimit nuk po i vjen nga Ambasada jonë në Paris, ndërsa pasaporta i ka skaduar në janar 2025.Pas interesimit tonë, Drejtoria Konsullore në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, na sqaron, se i është përgjigjur kërkesës së qytetarit për plotësim dokumentacioni, por nuk ka marrë përgjigje.Ajo, që mësuam, është, se në rastet kur personi është i arrestuar, i ndaluar ose i burgosur, duhet të jenë autoritet e huaja, ato, që duhet të kërkojnë lejen e kalimit për shtetasin shqiptar. Pas këtij sqarimi, u njoftuam, se autoritet franceze janë papraqitur në ambasadën tonë në Paris, për të tërhequr lejen e kalimit të shtetasit shqiptar.

Të Fundit