Qytetari Pajtim Bregaj, tregon, se një shoku i tij, i quajtur Klement Dylmishi, e lidhi me një person nga Konispoli, të quajtur Panajot, dhe këtij të fundit i shiti 61 dele barsa. Për bagëtinë e blerë, Panajoti i dërgoi 7 milionë lekë herën e parë, kurse për gjysmat e tjera, i tha, që kishte ca probleme. Më vonë pretendimi i blerësit ishte, se paratë e mbetura, ia kishte dhënë mikut të përbashkët, Klementit.Pajtimi thotë, se i ka bërë denoncim vetëm Panajotit dhe cështja i kaloi Prokurorisë Fier. Pajtimi thotë, se mund të jetë viktimë e mashtrimit, pasi blerësi i deleve, nuk i hap as telefonin.Nga ana tjetër, Klement Dylmishi, thotë, se nuk ka marrë para nga askush.
Vapa dhe pushimet janë dy nga fjalët më të përdorura në këtë fillim korriku. Ne kemi dalë e kemi pyetur qytetarët, sesi po ia bëjnë me vapën dhe si flenë natën, me apo pa rroba dhe nga ana tjetër, me apo pa partnerin. Përgjigjet e tyre vijnë me shumë humor e batuta.
Në 19 maj të këtij viti, transmetuam një problem nga Maminasi. Zonja Flora Hidri tregoi, se në vitin 2019 bashkëshorti i saj ndërroi jetë. I vëllai i Florës tha, se 6 vjet pas kësaj humbjeje të kunatit, Hamdi Hidri, konstatoi, se i ndjeri nuk ishte cregjistruar. Mendohej, që kjo procedurë ishte bërë nga nipi i Hamdiut, Fatmir Lika, i cili ndoqi të gjithë procesin e varrimit dhe pensioni i të ndjerit, rreth 20 milionë lekë të vjetra, kishte vijuar të tërhiqej. Kjo gjë u konstatua, kur e veja kërkoi të bënte procedurën për pension familjar.Ne u ndalëm në postën numër 22 në Tiranë, ku ishte bërë tërheqja e pensionit, por përgjegjësja e zyrës, refuzoi të jepte informacion, duke thënë, se pensioni ishte tërhequr me prokurë të rregullt.Ne siguruam prokurat e paraqituara dhe ua vumë përballë notereve, që kishin firmosur, por të dyja ato thanë, se prokurat ishin të falsifikuara.Ramë në gjurmët e 68 vjecarit Rexhep Zhegu, i cili prej 6 vjetësh tërhiqte pensionin e të ndjerit Hamdi Hidri.Zhegu tha, se e kishte marrë pensionin dhe ia kishte dhënë nipit të të ndjerit, Fatmir Lika. Të dy përgjegjësit e këtij mashtrimi dhe vjedhjeje, u denoncuan në Krimin Ekonomik dhe u shoqëruan në polici.Pas këtij transmetimi, jemi takuar sërish me kunatin e të ndjerit Gëzim Gjergji, i cili tashmë kishte marrë cregjistrimin e të ndjerit dhe kishte nisur procedurën, që motra e tij të përfitojë pensionin familjar.