Zhduket qiradhënësi, borxh 4.5 milionë dhe dyqani bosh, halli i qytetares

Ndodhemi në njësinë numër 5 për një kontrate qiraje mes dy palëve, ku njëra prej tyre e ka prishur në mënyrë të njëanshme.Bukurie Çuçka, tregon, se ka një dyqan, që ia kishte dhënë me qira Slejdi Begës, për dy vite nga 2023-2025. Pala marrëse duhet të paguante 350 mijë lekë në muaj. Për një vit gjërat shkuan mirë, por pas një viti qiraja nuk u pagua më. Janë bërë 4 milionë e gjysmë lekë pa paguar dhe zonja Bukurie kërkon paratë dhe celësin e dyqanit.Në ambientin, që ka marrë me qira Slejdi Bega, punonjësit thonë, se shefi ka shkuar në Gjermani. Gazetarja komunikon me një familjare të Slejdit, e cila premton të kthejë paratë brenda dy javësh.

Të Fundit