Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, arrestohet shoferi 26-vjeçar në Durrës

Një 26-vjeçar nga fshati Rrashbull është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka aksidentuar për vdekje me makinë një 80-vjeçar në lagjen nr. 4 të qytetit të Durrësit.

Sipas njoftimit të policisë, Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. P., 26 vjeç, pasi në lagjen nr. 4, Durrës, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Q. L., 80 vjeç, banues në Durrës, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Të Fundit