Deputeti Erion Braçe ka reaguar ashpër për çmimet ‘stratosferike’ të fruta dhe perimeve në Tiranë. Në një reagim në rrjete sociale, teksa vë në dukje çmimet e larta, ai thotë se këto fruta dhe perime janë të stinës, që normalisht duhet të kishin çmime të drejta, ndërsa kërkon ndërhyrje emergjente kundër këtyre abuzimeve.
Deputeti bën gjithashtu edhe disa propozime, duke nisur nga shbërja e Tregut Agroushqimor në Tiranë, që sipas të cilit abuzimi me tarifat ka rritur kostot e produkteve.
‘Së dyti, ai thotë se duhet të ketë tregje publike për bujqit dhe jo tregtarët, të cilët do të mund të shesin prodhimin e tyre pa kostot e ndërmjetësuesve që abuzojnë. Së treti, kërkon barazimin e TVSH-së së brendshme pasi me skemën aktuale produktet bëhen më të shtrenjt deri 20%. Së katërti’, Braçe thotë se ‘duhet të ketë kontrolle të qirave të ambineteve tregtare’.
“Shpërbërjen e Tregut të Autostradës. Abuzimi me tarifa atje është skandaloz dhe rrit koston e çdo produkti; Hapjen e tregjeve publike për bujqit – jo tregtarët; Të shesin bujqit prodhimin e tyre pa kostot e ndërmjetësve abuzivë; Barazimin e TVSH-së së brendshme; në skemën aktuale produktet bëhen deri 20% më të shtrenjta kot; fiskalizim nga bujku te blerësi i fundit si për çdo produkt”, shkruan deputeti.
Një tjetër komponent që ai përmend është fokusi te prodhimi në fusha dhe jo sera. Vëmendje të shtuar deputeti kërkon edhe te ndryshimet klimatike, të cilat kanë goditur prodhimet bujqësore.
“Ne nuk po merremi me ndryshimin e klimës dhe përshtatjen dhe mbrojtjen e prodhimit me këto ndryshime. Duket bezdi e madhe të flasësh, madje ta kthejnë – janë punët e Zotit, dhe bezdia paguhet me çmimet e shtrenjta, të padrejta në treg”, ka shkruar deputeti.
Reagimi i plotë i Braçes:
TIRANA/ SA TË BLESH TË HËNË ËSHTË TMERR, MBASE EDHE ÇDO DITË TJETËR; PERIMET E FRUTAT JANË SHUMË SHTRENJTË! Domate 110-130 lekë/kg, Kastraveci 100-110 lekë/kg, Bizele 300 lekë/kg, Mashurka 250-270 lekë/kg, Speca 150 lekë/kg, Qershi 650-1000 lekë/kg, Nektarine 280-300 lekë/kg, Shalqi 50-60 lekë/kg;
TË GJITHA JANË PERIME E FRUTA TË STINËS; Dmth tani kanë periudhën kur bëhen masive e normalisht duhet të kishin ÇMIME të tjera, ÇMIME TË DREJTA!JOOOOO, NUK JANË!
Arsyet?
1. ABUZIMI ME ÇMIMET; Po ju marr veç Shalqinin – dje, shitej në Divjakë me 23 lekë/kg; 60 lekë/kg është thuajse TRE HERË MË SHTRENJTË DHE KY ËSHTË ABUZIM SKANDALOZ!
Çfarë propozoj unë? – Shpërbërjen e Tregut të Autostradës; abuzimi me tarifa atje është skandaloz dhe rrit koston e çdo produkti; – Hapjen e tregjeve publike për BUJQIT – jo tregtarët; të shesin bujqit prodhimin e tyre pa kostot e ndërmjetësve abuzivë; – Barazimin e TVSH-së së brendshme; në skemën aktuale produktet bëhen deri 20% MË TË SHTRENJTA KOT; FISKALIZIM nga bujku te blerësi i fundit si për çdo produkt; Dikush duhet t’i thotë ministrit të Financave se zgjedhjet mbaruan, Erion Braçe nuk është më deputet në Lushnjë dhe kokëfortësia jote banale po vijon të bëjë më të shtrenjta perimet e frutat; E fundit, kontroll mbi qiratë e ambienteve tregtare – frutave e perimeve – në këtë qytet, po abuzohet tmerrësisht me to.
2.STRUKTURA E PRODHIMIT; Prodhimi i perimeve po përqendrohet gjithnjë e më shumë te SERAT, jo të gjitha të përshtatshme për t’u punuar në temperatura të larta – sezoni i tanishëm – të ulëta – sezoni i dimrit; në të dy këto ekstreme sasia e prodhimit bie ndjeshëm; vuajtja e bimëve dhe e bujqve është e madhe.
DUHET T’I RIKTHEHEMI FUSHËS, PRODHIMIT NË TË, VEÇANËRISHT NË ZONA ME KUSHTE MOTI KREJT TË TJERA E TË PËRSHTATSHME PËR PUNË E PRODHIM; Doemos që duhet ndihmë për këtë.
3.NDRYSHIMI I KLIMËS; Ndryshimi i klimës po shoqërohet me kthime të papritura të motit dhe ngjarje ekstreme që mbi të gjitha godasin pa kthim prodhimin bujqësor; këto ngjarje po bëhen thuajse periodike, thuajse të përvitshme duke goditur prodhimin – QERSHINË këtë vit edhe një herë – por mbi të gjitha duke dekurajuar bujkun të merret më me prodhim;
NE NUK PO MERREMI ME NDRYSHIMIN E KLIMËS DHE PËRSHTATJEN DHE MBROJTJEN E PRODHIMIT ME KËTO NDRYSHIME; duket bezdi e madhe të flasësh, madje ta kthejnë – janë punët e Zotit; dhe bezdia paguhet me çmimet e shtrenjta, të padrejta në treg.