Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje sot Evropës të rrisë investimet në hapësirë, duke thënë se hapësira do të jetë kufiri i ardhshëm i konkurrencës midis fuqive botërore.
Duke folur në Panairin Ajror të Parisit pasi Franca mori kontrollin e Eutelsat, Macron bëri thirrje për një zgjerim të sistemeve të lëshimit të satelitëve në Evropë, ndërsa paraqiti një strategji për të kundërshtuar interesat e pronarit të SpaceX, Elon Musk, nga raketat te telekomunikacioni, raportoi Reuters.
Evropa ka vite që përpiqet të mbajë ritmin me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën në hapësirë.
Kompanitë Airbus, Thales franceze dhe Leonardo italiane po përpiqen të fitojnë para dhe duan të kombinojnë aktivitetet, dhe Macron u tha këtyre kompanive të kenë mbështetjen e plotë të Francës.
Për shkak të satelitëve më të lirë në orbitën e ulët të Tokës që ka vendosur SpaceX, Airbus, Thales dhe Leonardo kanë thënë se po diskutojnë planet për të ndërmarrë një sipërmarrje të përbashkët.