Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë, se ka ikur nga ky fshat dhe nga kjo banesë në vitin 2004. Ai thotë, se tani i kërkojnë, që të paguajë gati 7 milionë lekë për konsum energjie, edhe pse ka ikur herët e telat janë prerë që atëherë.Sipas një procesverbali të mbajtur nga ana e specialistëve, është vërtetuar, se kontrata e zotit Isa, është e kryqëzuar me atë të Tofikut, djalit të xhaxhait të tij.Edhe vetë Tofiku tregon, se paguante me dy kontrata, sot nuk e di se ku kanë vajtur paratë.Supervizori Saljon Hoxha, thotë, se ia kanë marrë ankesën Isait dhe ia kanë përcjellë teknikës në Berat, pasi vetëm kaq mund të bëjnë.Endrit Toska, drejtor i OSHEE-së Berat, shpjegon, se janë bërë verifikimet dhe i janë nisur drejtorive në FSHU, për të gjetur një zgjidhje. Pas gjithë këtyre hallkave, ne iu drejtuam OSHEE-së qendrore, dhe pas disa ditësh morëm përgjigjen, se Isa Hoxha është i lirë nga detyrimet.
Një emigrant shqiptar na ka dërguar një mesazh dhe shumë foto, me atë që po ndodh me Urën e Vashës mbi lumin Mat.Kjo urë gjendet në fundin e fshatit Guri i Bardhë, Klos dhe lidh dy brigjet e lumit Mat.Gërmimet në urën 300 vjecare, kanë bërë, që të hapet dhe një rrugë makinash, për t’i bërë shërbim lokalit të ndërtuar 20 metra larg urës.Qytetari tregon edhe sesi ka qenë ura para 7 vjetësh e masakrën që është bërë me prerjen e pemëve, për rrugë e parkim ngjitur me urën.
Ramazan Dedja, është një i moshuar 85 vjecar, që tregon, se ka mbyllur rreth 12 milionë lekë në bankë me ish-gruan para shumë viteve, në mënyrë, që kur njëri të ndahej nga jeta, tjetri t’i merrte pa shumë andralla.Por kur ka shkuar në bankë, nuk i ka gjetur më paratë. Ramazani thotë, se është ndarë para tre vjetësh me gruan 75 vjecare për imoralitet.Ne komunikojmë me ish bashkëshorten, Bukurie, e cila pranon, se i ka marrë ajo paratë, pasi me 10 milionë lekë, ka cuar vajzën në Itali.Bukuria thotë, se ish-bashkëshorti i ka harxhuar paratë me gra të tjera, në kurriz të saj dhe ekonomisë së shtëpisë.Madje, të moshuarës, edhe tabulatet telefonike, mund ta provojnë këtë.