Shkaktoi aksident në gjendje të dehur, SPAK kërkon dënimin e deputetit të PD

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur konkluzionet përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Qani Xhafa, i akuzuar për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt.

Prokurori i çështjes, Sotir Kllapi, kërkoi dënimin e Xhafës me 6 muaj burg, dënim i cili të pezullohet dhe të zëvendësohet me shërbim prove për një periudhë 1-vjeçare.

Nga hetimet ka rezultuar se më 11 mars të vitit 2023, Xhafa, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ka shkaktuar aksident teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Deputeti humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyll të ndriçimit rrugor duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në kohën e aksidentit Qani Xhafa ishte kandidat për deputet dhe në atë kohë dosja u hetua nga gjykata e rrethit.

Por pasi Luciano Boçi la mandatin për të garuar për kryetar bashkie automatikisht Qani Xhafa u fut ne parlamenti dhe tashmë çështja ndaj tij duhet të gjykohet nga GJKKO.

Të Fundit