Lirohen 3 hapësira në plazhin e Kallmit, sekuestrohen 70 çadra dhe shezlongë

Policia e Durrësit ka vijuar edhe këtë të enjte kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike në bregdet.

Sipas njoftimit të saj, sot janë liruar 3 hapësira në plazhin e Kallmit, ku tre shtetas nga Durrësi kishin vendosur në mënyrë të paligjshme rreth 70 komplete me çadra dhe shezlongë.

Policia ka referuar materialet në Prokurori për këta tre persona, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për A. H., 61 vjeç; E. S., 36 vjeç; dhe F. H., 64 vjeçe, të tre banues në Durrës ndërsa janë sekuestruar çadrat dhe shezlongët.

Të Fundit