Trump: Irani është vetëm pak javë larg të paturit një bombë bërthamore, katastrofë për botën nëse do e përdorë

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka bërë një dekalratë të fortë npara gazetarëve ditën e sotme, duke theksuar se Irani ëhstë vetëm disa javë larg të paturit një bombë bërthamore

Sipas tij nëse ata do të arrijë ta kenë një bombë të tillë, atëherë do të shkaktonte një shkatërrim të madh.

“Kam 20 vjet që them se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore. Ndoshta edhe më shumë. Dhe mendoj se ishin disa javë larg që ta kishin një të tillë. Irani nuk mund të ketë armë bërthamore. Do të shkaktojë shumë shkatërrim. Dhe do ta përdornin. E besoj këtë. Të tjerët jo, por unë mendoj se po. Kaq. Është shumë e thjeshtë”, tha Trump.

Komentet vijnë në një kohë kur administrata amerikane ka dërguar sinjale të përziera mbi informacionet që ka rreth përparimit bërthamor të Iranit.

Pretendimi i Trump bie ndesh me gjetjet e komunitetit të inteligjencës, pasi drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, dëshmoi në mars se komuniteti i inteligjencës amerikane “vazhdon të vlerësojë se Irani nuk po ndërton një armë bërthamore dhe Udhëheqësi Suprem Khamenei nuk ka autorizuar një program të armëve bërthamore që e pezulloi në vitin 2003”.

Gjithashtu, CNN raportoi më herët këtë javë se vlerësimet më të fundit të inteligjencës amerikane tregojnë se Irani nuk po ndiqte në mënyrë aktive krijimin e një arme bërthamore dhe, në rast se e nis tani, do t’i duhen deri në tre vjet për të qenë në gjendje të ndërtojë dhe përdorë një të tillë.

Të Fundit