Arrestohet punonjësi i shërbimeve funerale, vidhte në varrezat e Korçës

Policia e Korçës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Varrezat”, duke bërë të mundur arrestimin e autorit të disa rasteve të vjedhjes së bazamenteve prej mermeri në varrezat e qytetit.

I ndaluari është B.M., 48 vjeç, banues në fshatin Vloçisht të Maliqit, i cili ushtronte aktivitet në fushën e shërbimeve funerale.

Ai akuzohet se në kohë të ndryshme ka hyrë në varrezat e Korçës dhe ka kryer vjedhjen e pllakave prej mermeri dhe graniti, të cilat i merrte në punishten e tij dhe i shiste.

Materialet procedurale i janë referuar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Dhunimi i varreve”, parashikuar nga neni 118 i Kodit Penal.

Të Fundit