Policia e Maliqit kanë vënë në prangë një 59-vjeçar, Selami Bazelli, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare.
Burime policore bëjnë me dije të dy personat e përfshirë në këtë ngjarje, jetojnë në të njëjtin pallat.
Mësohet se 59 vjeçari e ka parë nga dritarja të miturën teksa ajo ka dalë jashtë ambienteve të shtëpisë për të hedhur plehrat jashtë, ndërkohë Selami Bazelli e ka ngacmuar me fjalë.
Më tej, në momentin kur 12 vjeçarja ka tentuar të hyjë brenda në banesën e saj, Selami Bazelli e ka prekur në disa pjesë të trupit.
Ka qenë e ëma e të miturës e cila bashkë me vajzën e saj ka shkuar në komisariatin e policisë Maliq, ku ka bërë denoncimin. Përballë psikologëve, e mitura është shprehur se 59 vjeçari e ka prekur atë fizikisht.