Një zonjë nga Peshkopia është drejtuar në redaksinë tonë, pasi në datën 5 qershor, sic ajo tregon, është dhunuar bashkë me bashkëshortin, nga komshiu Ekrem Fida. Sipas denoncueses, ky qytetar është kunati i vëllait, i cili qëndron në ndërtesën, që e ka vëllai i saj. Ajo thotë, se është bërë e disata herë, që sulmohet dhe shahet nga komshiu dhe në datën 5 arriti kulmin, pasi fqinji dhunoi bashkëshortin, derisa ra pa ndjenja dhe më pas atë vetë, duke e nxirë në trup.Ne kërkuam të bisedojmë me Ekrem Fidën, por nga bashkëshortja e tij, na u tha, se nuk ndjehej mirë e nuk donte të fliste.Por gruaja e të akuzuarit për agresion, tregon, se ka qenë qytetarja denoncuese, që hidhte inertet e bashkisë pranë banesës, që ata kanë me qira. Ajo pranon, se bashkëshorti i saj e ka goditur me shpullë burrin e zonjës së drejtuar në “Stop”.Por nga ana tjetër, zonja pretendon, se denoncuesja dhe i shoqi, i kanë dhunuar burrin.Sipas saj, gjithë konflikti ka ndodhur nga xhelozia, që i vëllai ua ka lënë atyre banesën dhe jo të motrës.Për këtë situatë ne iu drejtuam policisë, ku na thuhet, se palët janë konfliktuar për inertet dhe materialet, janë referuar në prokurori në ngarkim të Ekrem Fidës, për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”.
Situata zgjedhore është përsëritur sot sërish në vend, pasi në pallatin e sportit “Farije Hoti”, ka nisur hapja e kutive dhe rinumërimi për 2323 qendra votimi.Me një precizion për t’u patur zili, për herë të tretë, është publikuar sot teza e matematikës e maturës shtetërore, fiks 20 minuta pas nisjes së provimit të matematikës.
Disa ditë më parë treguam, sesi avokatja e Lushnjes Klotilda Kola, kishte mashtruar disa qytetarë, duke u marrë paratë, pa u mbaruar asnjë punë. Në Dhomën e Avokatëve Lushnje, kryetari Kozma Jano, na tha, se Klotilda Kola është pa license dhe e pa regjistruar në tatime prej më shumë se 8 vjetësh. Ajo ka ushtruar profesionin në mënyrë të paligjshme dhe ka mashtruar dhe vjedhur qytetarët gjatë gjithë kësaj kohe.Në redaksinë tonë kanë mbërritur të tjera denoncime për zonjën Kola. Ajo ka mashtruar edhe 4 familje të një fisi për nxjerrjen e certifikatave të pronësisë në Lushnjë.Pasi ata kanë bërë pagesat, ajo i ka mbajtur me shpresë, deri në ditën, kur mbylli zyrën dhe u zhduk papritur. Vera Kaloti, thotë, se ka paguar 2 milionë lekë e në fund të prillit, avokatja u zhduk. Habil Sula, ka paguar 7500 euro dhe nuk ka asnjë informacion për Klotilda Kolën.E njejta histori me Tajar Sulën dhe Pranvera Sulën, të cilëve u ka marrë nga 2 mijë euro dhe ka ndërprerë cdo komunikim.Në vitin 2019 edhe bashkëshorti i saj, Sekretari i Federatës së Taekondosë, Maksim Kola, ishte denoncuar në emisionin tonë për mashtrim.Ky i fundit i kishte premtuar një vizë vizë irlandeze për djalin një qytetari, kundrejt 10 milionë lekëve.