Parlamenti danez mbrëmë votoi, pa asnjë votë kundër, për ta bërë shërbimin ushtarak të detyrueshëm për gratë.
Gratë daneze do të shërbejnë 11 muaj shërbim ushtarak në moshën 18 vjeç, njësoj si të rinjtë meshkuj, dhe trajnimi mund të fillojë që muajin tjetër.
Bëhet e ditur se deri tani, gratë mund të bashkoheshin me trajnimin ushtarak për 4 muaj, vullnetarisht, shkruajnë mediat e huaja.
Danimarka përdor një lloj “lotarie” për shërbimin ushtarak nëse nuk ka mjaftueshëm vullnetarë në një vit të caktuar, dhe kjo tani do të përfshijë si burrat ashtu edhe gratë.
“Për shkak të situatës aktuale të sigurisë, forcat e armatosura duhet të tërheqin një numër më të madh rekrutësh”, tha Ministri i Mbrojtjes Lund Poulsen.
Danimarka do të dërgojë 7,500 persona në shërbim ushtarak çdo vit.
Shpreson se kjo do ta bëjë më të lehtë plotësimin e forcave të armatosura aktive, të cilat aktualisht numërojnë 24,000 ushtarë.