STOP-EMISIONI 199(Sezoni 10) 11 Qershor 2025- “Merret gjykata budallacke”, vellai nxjerr nga shtepia vellane me parkinson.

Edmond Daliu nga Tirana, është drejtuar në redaksinë tonë për një konflikt me vëllain e tij. Ata janë bashkëpronarë të së njëjtës shtëpi, ku janë edhe dy fëmijë të tjerë dhe Edmondi ka bërë dhe një shtesë ngjitur me këtë shtëpi, në të cilin është pronari i vetëm. Pasi kthehet nga Italia, ku qendroi tre muaj tek e bija, e gjen shtëpinë të kthyer në dyqan. Shkoi në polici, por i thanë, që t’i drejtohet gjykatës. Për të jetuar shkoi te një miku i tij.Në vitin 2015, dy nga bashkëpronarët, Leonardi dhe Alma, iu drejtuan gjykatës së shkallës së parë për pjesëtimin e pasurisë së paluajtshme. Me arsyetimin, se jetojnë në banesë, gjykata u dha të drejtë të mbajnë shtëpinë dhe të kompensojnë Edmondin dhe motrën tjetër. Vendimi mori formë të prerë një ditë më vonë. Edmondi nuk kishte dijeni për këtë, ndaj dhe i kaloi afati i ankimimit. Në këtë pikë ai kërkoi në gjykatën e shkallës së parë rivendosjen në afat, për ta ankimuar dhe kjo kërkesë u pranua edhe në Apel. Prej 2018-ës pret vendimin e Gjykatës së Lartë. Sot Edmondi pret drejtësinë ivetmuar, i sëmurë dhe i pastrehë.Vëllai zaptues, Leonardi, nuk pranoi të sqaronte situatën. Avokati Arben LLangozi shpjegon, se duhet, që qytetari të hyjë në shtëpinë e tij, pasi nuk ka një vendim të formës së prerë, që e pengon.

Një klienti i ka ndodhur një gjë e pazakontë. Ndërsa ka qenë duke konsumuar birrë me shokun e tij, një pulë ka hipur në tavolinë dhe pirë nga gota e tij. Pasi burri mori gotën në dorë, pula iu vërsul gotës tjetër, derisa u bë tapë.

Jemi në Berat, pasi taksisti Flamur Dodoveci, tregon, se është ndaluar në vitin 2018 dhe ka vuajtur dënimin me 6 vjet heqje lirie, pasi transportonte emigrantë të paligjshëm.Për shkak të akuzës, iu sekuestruan sendet dhe makina. Kur la qelinë dhe duhet të merrte sendet e veta, pa, se prokurori i kishte shkruar gabim targat.Policia provon, se targat e Flamurit janë AC dhe jo AA. Makinën e ka cuar për skrap, por nuk c’regjistron dot targat, duke u detyruar të paguajë kot. Ne iu drejtuam prokurorisë dhe kjo e fundit korrigjoi gabimin, pas 4 muajsh, që vetë Flamuri sorollatej për zgjidhje.

Të Fundit